Porositë e Llukmanit për të birin!
“O djali im! Mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe!
O djali im! S’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të është e fshehur nën rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është Gjithëdijshëm dhe hollësisht i informuar.
O djali im! Fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
O djali im! Mos e shtrembëro fytyrën nga njerëzit, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që lavdërohet shumë.
O djali im! Ji i matur në ecjen tënde dhe ule zërin, se zëri më i egër, është zëri i gomarit.”
*Shkëputur nga surja Llukman.