Përgjegjësia e fjalës

Allahu i ka dhuruar njeriut aftësinë e të shprehurit, të të parit, të të dëgjuarit, të të prekurit, të të shijuarit dhe urtësinë e mençurisë. Ai e ka udhëzuar njerëzimin në çdo aspekt, domethënë nëpërmjet ndërgjegjes dhe dërgimit të profetëve.

Allahu kërkon që t’i përdorim këto aftësi në rrugë të drejtë, në mënyrë që të shpërblehemi. Fuqia e mendjes, ashtu sikurse edhe ajo e penës janë shumë më të rëndësishme dhe me më ndikim, sesa fuqia e shpatës. Në Ditën e Gjykimit këto aftësi do të jenë dëshmitarë, në favor apo kundër dëshirave tona.

Duke qenë se liria e të folurit është pjesë e Islamit, duhet të kemi parasysh:

Liria e të folurit ka shenjtërinë e saj;

Ai që flet, duhet të thotë të vërtetën. E vërteta duhet të kërkohet, të thuhet dhe t’i shkohet pas.

Ata që sajojnë të paqena ndaj personave të pafajshëm, duhen konsideruar si gënjeshtarë. Gënjeshtra është një mëkat i madh.

Ndodh që në disa raste, një person flet kundër të tjerëve, që mund të kenë bërë vepra të këqija, në mungesë të tyre. Në këtë rast, ky njeri bën gjithashtu një mëkat.

Nëse dikush përpiqet të përhapë thashetheme kundër të tjerëve për të krijuar mosmarrëveshje, kryen gjithashtu një mëkat.

Islami nxit të folurit e lirë, por në të njëjtën kohë dënon të gjithë ata që shtrembërojnë të vërtetën, që gënjejnë ose që i marrin gjërat jashtë kontekstit të përgjithshëm.

Islami nderon ata që kërkojnë të vërtetën dhe flasin për të vërtetën.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: