Për një fëmijë të mbarë duhet fillimisht një edukim i mirë i nënës dhe babait

Gjëja kryesore që duhet bërë për formimin e një fëmije të mirë dhe të mbarë, është formimi i mirë i atyre që presin të bëhen nënë ose baba. Prindërve të ardhshëm fillimisht u duhet mësuar se si mund të bëhen prindërit e përsosur, e si duhet të sillen me fëmijët e tyre, që të mund të quhen të tillë. Madje, çiftet që do të martohen, përpara se të kryejnë procedurat e nevojshme, duhet të kalohen nëpër një varg kursesh, prej të cilave, vetëm atyre që arrijnë ta marrin me sukses certifikatën e kalimit duhet t’u lejohet martesa. Në këtë proces edukimi, atyre u duhet shpjeguar se cili është qëllimi i martesës, si ndërtohen marrëdhëniet e shëndosha në çift dhe domosdoshmëria e tyre, cilat duhet të jenë pikat kyçe të marrëveshjes së tyre të ndërsjellë, si dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve në të ardhmen e tyre. Sepse, nëse njerëzit që do të martohen do të kenë një formim të këtillë, edhe institucioni i shenjtë që ata duan të ngrenë do të mund të kthehet në një çerdhe prej parajse. E padyshi, që edhe fëmijët e rritur në një familje të këtillë kanë për të qenë nga një fëmijë i mbarë. Mirëpo, nëse nënat dhe baballarët nuk janë të denjë për t’u cilësuar si të tillë, atëherë edhe fëmijët e tyre do të ngenen midis jetës. Fatkeqësisht, një pjesë e mirë e brezit të sotëm janë duke u formuar një gjendje të këtillë midisëse. Megjithëse, një pjesë prej tyre arrijnë të kapen prej korrentit të pastër idesh dhe gjejnë veten, duke formësuar një karakter të tyrin, pjesa më e madhe e ka të pamundur t’ia arrijë një mundësie të këtillë.

Cilindo apo çfarëdogjëje që të duan, në përgjithësi, njerëzit që preken prej një dashurie të tepruar, përballen me një shpullë, që përmban të kundërtën e asaj që ata dëshironin. Nga kjo pikëpamje, nëse prindërit nuk i shohin fëmijët e tyre si nga një amanet i dhënë prej Zotit, por vendosin t’i duan ata thjesht për hir të kënaqësive të tyre egoiste, duke treguar dobësi karshi tyre gjer në një shkallë idhujtarie, vjen një ditë që sprovohen me vetë fëmijët e tyre, duke parë prej tyre nënvlerësim, urrejtje, mllef dhe mohim. Sepse ashtu siç çdo teprim të çon në mungesë, edhe në bark të mungesës fshihet një teprim. Kjo, ashtu siç është e vlefshmë për dashurinë e nënës dhe babait për fëmijën e tyre, është njëherazi e vlefshme për të gjitha llojet e dashurive njerëzore. Po, cilidoqoftë ai, nëse e ngrini një njeri në gradë më të larta se ç’është ai në thelb dhe në të vërtetë, atëherë dijeni se e keni tepruar me dashurinë e shfaqur karshi tij, kështu që mund të goditeni me të kundërtën e asaj që keni dëshiruar. Vjen një ditë, që prej atij njeriu, të cilin e keni dashur si i çmendur, dëgjoni fjalët më negative, e kjo ju shtyn ndoshta që edhe ju t’i përgjigjeni me po të njëjtën monedhë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: