Pastërtia e duarve!

Në një porosi të rrëfyer nga Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i dërguari i Allahut urdhëron kështu: “Bekimi i ushqimit qëndron me larjen e duarve para dhe pas ngrënies.” (Ebu Davud, et’ime, 11; Tirmidhi, et’ime, 39; Musned, 5/441).

Po qe se kërkoni bekim e pastërti në bukë e po qe se dëshironi që ushqimi t’ju bëhet burim begatie, duhet patjetër të lani duart para dhe pas ngrënies sikur të merrnit abdes. Me këtë këshillë, i dërguari i Allahut predikon në emër të pastërtisë, një parim elementar. Kurse ne nuk mund ti dinim këto, veçanërisht njeriu i atyre ditëve as që e kishte idenë se mbartte miliona baktere vetëm tek një thua. Përsëri në emër të pastërtisë, i dërguari i Allahut thotë se nuk mjafton tu hidhet ujë duarve menjëherë pas zgjimit por se ato duhen larë mirë e mirë pasi njeriu në gjumë nuk e di ku mund ti shkojnë duart. ( Muslim, Tahare, 87, Ebu Davud, Tahare 49, Tirmidhi, Tahare 19).

Mjekësia vetëm sot ka mundur ta kuptojë dhe ta shpjegojë plotësisht këtë.

Postime të ngashme