O populli im, dëgjojini të dërguarit!

“Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: O populli im, dëgjojini të dërguarit! Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes! E ç’kam unë që të mos e adhuroj Atë që më krijoi e tek Ai do të kthehemi! A të pranoj zota të tjerë përsos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë. Atëherë unë do të jem në humbje të dukshme! Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”

Kjo është përgjigjja e arsyes së shëndoshë ndaj thirrjes së drejtë të së vërtetës. Ajo ka sinqeritet, modesti, energji, drejtësi, perceptim të drejtë dhe plotësim të ritmit të fortë të së vërtetës së ruajtur.

Ky është një njeri që kishte dëgjuar thirrjen dhe i ishte përgjigjur pasi ishte bindur nga argumentet e të vërtetës dhe logjikës. Kur zemra përjetoi të vërtetën e besimit, nxiti ndjenjat e tij, aq sa s’mund të heshtte e të fshihte besimin, pasi shihte përreth vetes humbje, refuzim dhe imoralitet.

Ai vrapoi pas së vërtetës që u rrënjos në ndjenjat dhe që zgjoi ndërgjegjen e tij. Ai bëri përpjekje mes popullit të tij, që ishte refuzues e kërcënues. Ai erdhi prej skajit më të largët të qytetit me nxitim për të kryer obligimin e tij; thirrje drejt së vërtetës, të pengojë të keqen dhe armiqësinë ndaj të dërguarve.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: