Njihuni me 10 fakte interesante për sytë
Ekzistojnë disa fakte interesante për syrin të vërtetuara shkencërisht që ndoshta më parë nuk i kemi ditur.
A e dini se ?
- Njerëzit lexojnë rreth 25 herë më ngadalë në paisje elektronike sesa në letër.
- Syri ka veti të mahnitshme shëruese, ai mund të filtrojë pluhurin dhe të shërojë gërvishjet mbrenda 48 orëve.
- Retina e syrit është shumë më efikase për qëllime të sigurisë sesa shenjat e gishtërinjëve.
- Të posalindurit janë të verbër ndaj ngjyrave, dhe burrat janë më të predispozuar ndaj verbërisë së ngjyrave sesa gratë.
- Njerëzit lexojnë rreth 25 herë më ngadalë në paisje elektronike sesa në letër.
- Funksioni i lotëve është t’i mbajë sytë të pastër, por shkencëtarët ende nuk e dinë pse qajnë njerëzit kur janë të mërzitur.
- Një mbyllje e syrit zgjatë rreth 100-150 milisekonda, dhe ne gjatë një viti kryejm rreth 5.2 milion të tilla.
- Mbi 10 milion ngjyra mund të dallohen nga syri, por jo rrezet infra të kuqe dhe ato ultravjollcë.
- Njerëzit me sy të kaltër kanë të gjithë një paraardhës, njeriu i parë me sy të kaltër jetoi para rreth 6000 – 10.000 vjetësh, të gjithë më herët kishin sy të kaftë.
- Të dy sytë kanë një pjesë të verbër në anën e pasme, por ju nuk mund t’a vreni pasi që organet e syrit veprojnë së bashku për të mbuluar këtë verbëri.