Ngjyrat që i pëlqenin Profetit tonë

Mes ngjyrave pëlqente shumë ngjyrën e verdhë. Siç e dimë edhe nga hadithet, nganjëherë i ngjyroste të gjitha rrobat, përfshi dhe çallmën në të verdhë. Pëlqente shumë dhe ngjyrën e bardhë. Rreth kësaj ngjyre ka thënë: “Ngjyra e bardhë është më e bukura mes ngjyrave.”

Nuk e pëlqente shumë veshjen me ngjyrë të kuqe të theksuar. Njëherë, kur Abdullah ibn Omeri (r.a.) shkoi te Profeti i veshur me të kuqe, Ai tha:

  • Ç’është kjo veshje?

Abdullahu (r.a.) u largua dhe e dogji veshjen në zjarr. Kur Profeti dëgjoi për këtë, i tha:

  • Nuk ishte e nevojshme ta digjte, mund t’ia jepte ndonjërës prej grave të familjes.

Në Arabi ka dhe një ngjyrë të kuqe të quajtur ‘megarra’. Më parë me të ngjyrosnin stofrat. Kjo ngjyrë nuk i pëlqente aspak Profetit, paqja qoftë mbi të!. Një herë, Hz. Zejneb po ngjyroste me të një stof. Kur i Dërguari i Zotit shkoi në shtëpi dhe e pa, u largua prej aty. Zejneb (r.a.) e kuptoi dhe e lau copën për t’i hequr ngjyrën. Kur Profeti, paqja qoftë mbi të! u kthye në shtëpi dhe nuk e pa më atë ngjyrë, hyri brenda.

Një ditë, kur erdhi një person i veshur me të kuqe, i Dërguari i Zotit nuk ia ktheu selamin. Përsëri një ditë kur shokët e Profetit kishin vënë qilima të kuq mbi shpinat e deveve, i Dërguari i Zotit i tha: “Nuk dua që kjo ngjyrë të vlerësohet nga ju.” Sahabet vrapuan menjëherë dhe i hoqën qilimat.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: