Ndalesat për Muhrimin gjatë Haxhit
Thamë më parë se me të hyrë në ihram, haxhiut i ndalohen disa gjëra të cilat i kishte të lejuara më parë. Ndër to përmendim:
- Marrëdhëniet seksuale dhe të ngjashme me to, duhet t’iu shmanget fjalëve banale, grindjeve dhe atyre fjalëve që e largojnë nga nënshtrimi ndaj Allahut xh.sh. Allahu xh.sh. thotë për këto detyrime:
الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَّعْلُومَاتٌ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ الْحَجَّ فَلاَ رَفَثَ وَ لاَ فُسُوقَ وَ لاَ جِدَالَ فِي الْحَجِّ
“Haxhi është në muajt e caktuar, e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të marrë nëpër këmbë dispozitat e Sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje.” (Bekare: 197)
- Veshja e rrobave të qepura, si p.sh. kapuç, xhybe, këpucë dhe të ngjashme me to.
- Mbulimi i fytyrës dhe kokës për burrat.
- Mbulimi i fytyrës për femrat, kurse mbulimi i kokës është detyrim.
- Ndalohen të shkurtuarit e flokëve, të prerët e thonjve dhe të shkulurit nga trupi të qimeve.
- Ndalohet parfumosja me çfarëdo lloj parfumi qoftë.
- Ndalohet gjuetia (në tokë), këputja dhe prerja e drunjve, por lejohet gjuetia në ujë.