Çfarë lejohet për muhrimin gjatë Haxhit?
Personit që ka hyrë në ihram (muhrim), i lejohet që gjatë mbajtjes së tij të pastrohet, të hyjë në banjë që të pastrojë papastërtitë, duke përdorur sapun pa aromë, pavarësisht se pastrohet nga papastërtia (xhunubllëku), apo për pastrim të thjeshtë higjienik. Gjithashtu, lejohet për haxhiun që gjatë ihramit të therë kafshë apo shpendë, siç janë deveja, lopa, delja, pula etj. Lejohet për të gjuetia në det, dhënia e gjakut, nxjerrja e dhëmbit, lidhja e ashtit të thyer. Lejohet që të pushojë nën hijet e objekteve, pemëve dhe nën ombrellë dhe gjithashtu i lejohet bartja e orës, unazës dhe rripit, me qëllim të ruajtjes së parave.
Lejohet që gjatë gjumit të mbulohet me çarçaf apo mbulesë, por me kusht që të mos mbulojë kokën, fytyrën dhe këmbët. Lejohet vrasja e gjallesave dëmtuese, siç janë gjarpri, akrepi etj. Profeti a.s., në hadithin e transmetuar nga Aishja r.a., ka thënë:
قَالَ خَمْسٌ فَوَاسِقُ يُقْتَلْنَ فِي الْحِلِّ وَ الْحَرَمِ الْحَيَّةُ وَ الْغُرَابُ الْأَبْقَعُ وَ الْفَأْرَةُ وَ الْكَلْبُ الْعَقُورُ وَ الْحُدَيَّا
“Pesë shfrenime (dëmtuese) mbyten jashtë dhe brenda Haremit: gjarpri, sorra, miu, qeni i tërbuar dhe korbi.” (Muslimi)