Namazi i natës, një mundësi që nuk duhet humbur

Imam Shafiu (r.a.) ka thënë: “Lutja e bërë në namazin e natës është si një shigjetë e cila nuk e humbet objektivin e saj.”

Ngrihuni të luteni në errësirë ​​kur të gjithë janë në gjumë dhe shihni se si ndriçohet rruga juaj dhe jeta juaj do të fillojë të shkëlqejë.

Shumë njerëz flasin për Allahun, por shumë pak flasin me Allahun. Bëni pjesë të jetës suaj Tehexhudin dhe Duanë duke biseduar kështu me Zotin e Lartësuar.

Nëse ka diçka që dëshironi ta kërkoni prej Allahut, filloni të falni namazin e natës.

Koha e Tehexhudit është edhe 15 minuta para Sabahut, kështu që nëse jeni në gjumë të rëndë, duhet të provoni të zgjoheni të paktën 20 minuta para faljes së sabahut dhe të falni namazin tuaj të natës.

Faluni të përulur dhe ngrini duart me besim për të bërë lutje, sepse Allahu pëlqen të dëgjojë duatë tona.

Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë: “Namazi më i mirë pas namazeve të detyrueshëm është namazi i natës.” [Sahih Muslim]

Përfitimet e Tehexhudit (Namazit të natës):

1 – Zbatimi i Sunetit të të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), të cilin ai kurrë nuk e la pa vepruar.

2 – Një mënyrë që lutja juaj të pranohet.

3 – Një mënyrë për të falur mëkatet tuaja.

4 – Falja e tij do të sjellë dritë në fytyrën dhe shpirtin tuaj.

5 – Ju ndihmon të luftoni dëshirat tuaja.

6 – Kjo të bën më afër Allahut.

7 – Ndërton dashurinë e Ahiretit në zemrën tuaj.

8 – Zbut zemrën dhe të përul para Allahut.

9 – Ai forcon Kuranin që keni mësuar përmendësh.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: