Mrekulli brenda trurit të bletës
Bletët me të vërtetë janë një mrekulli e krijimit të Allahut. Një mrekulli më e madhe është mjalti dhe mënyra e prodhimit të tij. Pra nuk ka asgjë për t’u çuditur pse surja e 16-të e Kuranit është emërtuar “Bleta”. Por ç’dimë ne për bletën? Sa e zgjuar është ajo?
Bleta është më e zgjuar se super-kompjuterët e sotëm më të fuqishëm. Kompjuterët modernë mund të arrijnë një shpejtësi proceduese prej 16 miliard e më tepër veprime të thjeshta aritmetike, siç janë mbledhja e dy numrave në çdo sekondë. Nga ana tjetër, truri i bletës tregon se mund t’i kryejë 10 trilion veprime të tilla për një sekondë!
Ato janë të afta të fluturojnë në largësi të mëdha drejt burimeve të nektarit dhe pastaj të kthehen në zgjua e t’ua tregojnë drejtimin shoqeve të tjera. Të gjithë këtë e llogarisin në trurin e tyre në më pas se 10-të miligram. Ato përgatisin ushqim të veçantë, si: xhelatinë mbretërore dhe bukë blete (pite dylli) për të vegjlit e tyre. Ato i mbrojnë foletë e tyre, duke larguar dhe duke zmbrapsur armikun. Ato kontrollojnë klimën në zgjua, duke e freskuar me ajër të pastër dhe duke e spërkatur me ujë gjatë verës, kurse në dimër duke u grumbulluar pas njëra-tjetrës për të formuar ngrohtësi.
Kur zgjojet e tyre mbushen plot e përplot ato janë mjaft të zgjuara të kuptojnë se disa prej tyre duhet të largohen dhe të formojnë koloni të reja. Bletët e vogla e bëjnë këtë gjë pa një ndihmë ose drejtim nga jashtë, duke punuar të pavarura. Kurse super-kompjuterët akoma kanë nevojë për ekipe programuesish, inxhinierësh dhe teknikësh.