Mos u zemëro!

Shumë njerëz, për shkak të zemërimit, i mohojnë shumë mirësi vetes dhe të tjerëve. Ja disa këshilla të shoqëruara me hadithet përkatëse:

Kërkoni mbrojtje tek Allahu: “Nëse dikush zemërohet dhe thotë: Kërkoj mbrojtje tek Allahu, zemërimi i tij do të largohet.”

Heshtni: “Nëse dikush prej jush zemërohet, le të heshtë.”

Ndryshoni vend: “Nëse dikush prej jush zemërohet dhe është në këmbë, le të ulet, se kështu do t’i largohet zemërimi; dhe nëse zemërimi nuk i largohet, atëherë le të shtrihet.”

Mendoni për shpërblimin: “Kushdo që kontrollon zemërimin kur ka mundësi të veprojë me të, Allahu do t’ia mbushë zemrën me kënaqësi Ditën e Ringjalljes.”

Mendoni për të fortin: “I fortë nuk është ai që i mund të tjerët (në mundje), por ai që e kontrollon veten kur zemërohet.”

Tregohuni zemërgjerë: “…kur janë të zemëruar, falin.” (Shuara, 47)

Mendoni për pasojat negative, që çojnë deri në vrasje.

Duatë: “…dhe të lutem Ty të më bësh të flas të vërtetën në kohë kënaqësie dhe zemërimi.”

Postime të ngashme