“Mos ia hape dhe i pe se ç’kishte në zemër?”
Heroizmi është një veti shumë e bukur. Nuk ka njeri që të mos ndihet i emocionuar përballë heroizmit të Halidit të nderuar (radijallahu anh). Sa e sa njerëz ndukin buzët kur kujtojnë heroizmin e tij teksa kishte vetëm tri ditë që pati besuar në Islam. Mirëpo ç’e do se një pjesë të atyre, që nuk arrinin dot të thoshin: “U bëmë myslimanë!“, por “U bëmë Sabii“, “U bëmë Sabii“, i pati vrarë, ndërsa një pjesë tjetër i pati zënë robër. Kur kjo ngjarje iu bë e ditur të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), Ai pati ngritur duart e tij të bekuara sipër dhe pati thënë: “O Zot! Unë mbrohem prej Teje për këtë që ka kryer Halidi.“[3] dhe qe pikëlluar jashtë mase prej kësaj ndodhie. Edhe në një ngjarje tjetër të ngjashme, Ai (s.a.s.) e pati qortuar Usamen që pati vrarë një armik edhe pasi ai pati artikuluar fjalën e dëshmisë, duke i thënë: “Mos ia hape dhe i pe se ç’kishte në zemër?” [4] Ja pra, me këto fjalë të të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), madje edhe në një situatë të nxehtë luftë, kuptojmë se si myslimani duhet të veprojë gjithnjë veçse sipas parimit të drejtësisë absolute.