Morali dhe përvetësimi i tij

Morali është tërësia e njohurive, sjelljeve dhe ndjenjave që i mëson njeriut çfarë, ku dhe si duhet ta bëjë diçka. Në të njëjtën kohë, morali është njohja e vlerave universale dhe zbulimi i ndjenjave brenda njeriut.

Të qenët i moralshëm është një proces njohës dhe praktik, ku zemra mendja dhe shqisat punojnë në harmoni dhe në shërbim të njëra tjetrës. Cilësitë morale mund të jenë të lindura te njeriu kur janë pjesë e temperamentit të tij ose mund të përftohen gjatë jetës. Me anë të aplikimit të parimeve morale në jetë  mund të arrihet orientimi i temperamentit dhe aftësive të njeriut drejt veprimeve të virtytshme dhe përvetësimi i cilësive të tjera morale. Kështu duke vepruar në bazë të këtyre parimeve, përvetësimi i moralit realizohet nëpërmjet përpjekjes njerëzore me synim për të arritur kënaqësinë hyjnore.

Në rrugën e përsosmërisë morale njeriu ka nevojë për shenja dhe tabela që e orientojnë për njohjen e dobësive dhe mangësive të tij të vërteta. Njohja e dobësive, mangësive dhe ndjeshmëria ndaj tyre është një hap i rëndësishëm në përvetësimin e moralit të lartë, sepse ngjall te njeriu ndjenjën e kërkimit të shpëtimit të vërtetë.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: