Mirësia ndaj të tjerëve të hap gjoksin!

Bukuria është porsi emri i saj, mirësia është si përshkrimi i saj, bamirësia është si shija e saj. Përfituesit e parë ne futjen e gëzimit në zemrat e njerëzve janë pikwrisht ata që e shkaktojnë këtë gëzim, i korrin frytet e tij shpejt, në shpirtërat e tyre, në moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e me këtë gjejnë

qetësinë e rehatinë. E nëse ty të godet ndonjë pikëllim a të shkakton dhembje ndonjë brengë, ofroja ndokujt një bamirësi apo ndonjë gjësend të bukur e do ta gjesh shtegdaljen dhe do të qetësohesh.

Jepi të privuarit, ndihmoje të mjerin, shpëtoje të pikëlluarin, ushqeje të uriturin, vizitoje të sëmurin, mbështete të

brengosurin, do ta gjesh lumturinë tek të vërshon para e pas teje.

Të bërit mirë i ngjan parfumit prej të cilit ka dobi bartësi i tij por edhe blerësi edhe shitësi i tij. Të ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra të bekuara e tw bereqetshme që konsumohen në barnatoren e atyre zemrat e të cilëve janë ndërtuar me të mira e bamirësi.

Tu shpërndash buzëqeshje të ndritshme shpirtërore varfanjakëve është lëmoshë rrjedhëse në botën e vlerave: Po edhe nëse e takon vëllain tënd me fytyrë të qeshur (është lëmoshë)-thotë hadithi i pejgamberit [s.a.v.s.]. Me disa gllënka uji nga

shuplakat e një mëkatareje me të cilat i dha të pijë ujë një qeni të lodhur e të etur, bëri që ajo të hyjë në xhennet, gjerësia e të cilit është sa qiejt e toka.

“E jo për ta shpërblyer dikush të cilit i ka bërë mirë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e zotit të tij, më të Lartit, – e pasha Allahun – ai do ta gëzojë atë kënaqësi” (Kur’an 92:19-21 ).

© URTËSI.AL

 

Postime të ngashme