Milingona dhe mjalti

Rrugës duke ecur një milingonë pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe vazhdoi rrugën, mirëpo shija e ëmbël e mjaltit i pëlqeu aq shumë sa që vendosi të kthehej dhe të merrte edhe pak. Përsëri deshi të vazhdojë rrugën, por ëmbëlsia e mjaltit e ktheu përsëri, e kësaj radhe nuk i mjaftoi të merrte vetëm pak, por vendosi të hyjë e tëra në mjaltë, që të kënaqet sa më shumë në të.
Milingona hyri dhe u kënaq duke shijuar mjaltin, por për fatin e saj të keq ajo nuk mundi të dalë më nga mjalti, sepse këmbët iu ngjitën dhe më nuk mundi të lëvizte. Mbeti në këtë gjendje derisa ngordhi.

Pra, pikërisht kjo copë mjalti u bë shkaktar për shkatërrimin dhe përfundimin e hidhur të milingonës. Moskënaqja e saj me atë që hëngri dhe dëshira e saj për më tepër, ishte arsyeja e përfundimit të saj të dhimbshëm!

E njëjtë është edhe gjendja jonë me këtë botë. Kjo botë është një copë e madhe mjalti, nga e cila ne kënaqemi. Atij që i mjafton pak mjaltë nga ajo copë, shpëton, ndërsa ai që futet në të për t’u kënaqur sa më shumë shkatërrohet.
“Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Kuran 57:20)

 

 

 

Postime të ngashme