Mësime të shkurtra rreth pasurisë dhe sprovimit nëpërmjet saj
Mësimi që marrim është se e gjithë pasuria materiale në këtë botë është vetëm një sprovë nga Allahu. Të kesh pasuri apo jo, nuk është aspak tregues nëse Allahu i Lartësuar e do një person apo jo. Përkundrazi, pasuria e vërtetë është besimi që besimtari zotëron në zemrën e tij. Të jesh i bekuar me besim është bekimi më i madh. “Kushdo që dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, hyn në Parajsë.”
Së dyti, një mysliman gjithmonë i sheh bekimet materiale si një sprovë. Allahu më i Larti dëshiron të na provojë për të treguar se kush prej nesh do të jetë mirënjohës dhe kush jo. “Ai që krijoi vdekjen dhe jetën – për t’ju provuar – se cili nga ju do të bëjë punë më të mira. Ai është i Plotfuqishmi, Falës.” (Kuran: 67: 2)
Së treti, ne mësojmë vlerën e madhe të këtyre fjalëve të bukura, “Masha Allah la kuwwete illa billah”, “Ashtu siç dëshiron Allahu; nuk ka fuqi përveç përmes Zotit ”. Këto fjalë të bekuara duhet të dalin përherë nga gojët tona sa herë që gëzojmë një nga bekimet e shumta me të cilat Allahu Më i Larti na ka shpërndarë të gjithëve.
Së fundmi, çdo javë na kujtohet se kjo botë nuk duhet të na mashtrojë. Duket se shumë nga të rinjtë tanë janë joshur duke parë njerëz të pasur dhe të famshëm si ata që e kanë “arritur” atë që duan në jetët e tyre dhe ne harrojmë se edhe ata një ditë do t’i humbin të gjitha. Ne nuk marrim as një dollar në varret tona.
“Kur biri i Ademit vdes, veprat e tij marrin fund, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, një njohuri që jep dobi, ose një fëmijë i drejtë që lutet për të (të ndjerin)” [Muslimi]