Mënyra natyrale që largon ankthin
Ankthi është një gjendje e keqe shpirtërore, e cila është shqetësuese. Nëse doni të mposhtni ankthin por nuk po ja dilni dot, mos provoni të pini ilaçe, por përdorni këto mënyra natyrale të cilat mund t’ju vijnë shumë në ndihmë!
Çaj kamomili
Nëse keni një moment nervozimi, një filxhan çaji kamomil mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Disa komponime në kamomil japin të njëjtat efekte tek receptorët e trurit si valiumi apo qetësues të tjerë.
Gjithashtu mund të merrni atë si shtojcë, të standardizuar në mënyrë tipike të përmbajë 1.2% apigenin (një përbërës aktiv), së bashku me lule të thata kamomili.
Në një studim në Universitetin e Pensilvanisë, në Filadelfia, pacientët me çrregullim ankthi që morën kamomil për tetë javë kanë pasur një rënie të konsiderueshme të simptomave të ankthit, krahasuar me pacientët që nuk e kanë marrë.
Çaj jeshil, Ltheanine
Mjekët thonë se çaji jeshil ndihmon të meditonin për orë të tëra, si dhe ka efekt tepër relaksues . Hulumtimet tregojnë se Ltheanine ndihmon për të frenuar problemet e zemrës dhe të gjakut si dhe rritjen e presionit. Disa studime të tjera tregojnë se çaji jeshil redukton ankthin.