Meditimi, qetësi dhe adhurim
Meditimi është një përpjekje për të përqendruar vëmendjen në një vend të caktuar, duke shmangur gjithçka tjetër.
Në çastin kur vëmendja përqendrohet në një objekt apo në një vend të veçantë, në trupin e njeriut kthehet normaliteti i funksionimit të organizmit. Kjo ka rrjedhime shumë të rëndësishme dhe pozitive te njeriu, si p.sh.: normalizimi i rrahjeve të zemrës, ulja e ritmit të frymëmarrjes, ulja e tensionit muskulor, përmirësimi i gjumit, pakësimi i ankthit, shmangia e depresionit dhe rritja e vetëkontrollimit.
Mbi të gjitha, meditimi është adhurim ndaj Zotit. Rolin kryesor në zbatimin e këtij rituali e zë zemra dhe mendja. Po pse adhurim ndaj Zotit? Sepse nëpërmjet tij falen mëkatet dhe shtohet dashuria për Krijuesin e Madhëruar. Me anë të tij, ne njohim qëllimet e Zotit në gjithësi, zbusim zemrat dhe lidhemi me Të. Këtë ritual e ka praktikuar Profeti (a.s) në shpellën Hira, ku qëndronte me ditë e net të tëra në vetmi, duke medituar rreth të vërtetave më të mëdha të gjithësisë dhe për gjendjen e mjerë të popullit midis të cilit jetonte.