Mbi reflektimin dhe rëndësinë e tij

Reflektimi është karburanti i zemrave. Pa këtë karburant, llamba e zemrës mbetet në errësirë. Ne duhet të reflektojmë mbi cilësitë e Allahut dhe emrat e Allahut, Më të Lartit. Duhet të marrim pak kohë për të mësuar besime të shëndosha islame në një mënyrë që të na japë aftësinë për të reflektuar, dhe kjo është një nga meritat e studimit të besimit islam me mësues të lidhur me ata që e kuptojnë rrugën e Udhëzimit Profetik.

Ne gjithashtu duhet të reflektojmë tek Allahu, Më i Larti, duke mësuar më shumë rreth 99 emrave të Allahut, Më të Lartit, duke studiuar rreth tyre, duke reflektuar mbi ta duke iu drejtuar Allahut duke përmendur këta emra.

Ne gjithashtu reflektojmë për veprimet e Allahut. Këto përfshijnë Krijimin. Krijimi është një shenjë e Krijuesit. Nëse reflektojmë mbi mrekullinë e krijimit, përsosjen e krijimit, bukurinë e krijimit, mençurinë në krijim, shohim që krijimi tregon Krijuesin ashtu si arti tregon një artist.

Ne gjithashtu duhet të reflektojmë për veten dhe realitetin tonë. Kush jam unë? Çfarë duhet të bëj në këtë jetë? Realiteti i vdekjes sonë. Realiteti i përgjegjësisë sonë. Realiteti i asaj që dini se duhet të bëni për të ndrequr marrëdhënien tuaj me Allahun dhe pastaj të reflektoni se si ta bëni të mirë marrëdhënien tuaj me Allahun. Si bëhesh një njeri vërtet mirënjohës? Si bëhesh një njeri me të vërtetë shpresëdhënës? Si bëheni një rob që mbështetet vërtet tek Allahu? Si bëheni një rob i dashur i Allahut? Reflektimi mbi gjendjen e vet e ndihmon njeriun t’i drejtohet Allahut.

Një gjë tjetër për të reflektuar janë shembujt e Profetit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) përmes studimit të shama’ilit të tij, karakterit të tij, historisë së jetës dhe mësimeve.

Reflektoni gjithashtu për jetën e profetëve të kaluar, jetën e dijetarëve dhe të drejtëve. Këtë gjë bëjeni ër të marrë frymëzim, për të ndryshuar marrëdhënien tuaj me Allahun.

Një moment reflektimi vlen më shumë sesa një përkushtim gjatë gjithë jetës. Allahu na dhëntë një reflektim të tërë jetës në mënyrë që zemrat tona të pasqyrojnë dritën e Allahut, Më të Lartit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: