Më të rënda se mali i Uhudit…

Aishja (r.a) pa këtë ëndërr: “Ishte bërë Kiameti dhe të gjithë njerëzit ishin mbledhur për të dhënë llogari. Kur u peshuan veprat e një gruaje, sevapet e saj ishin më të rënda se mali i Uhudit. Aishja e njihte atë. Kur u zgjua e thirri dhe e pyeti se çfarë punësh kishte vepruar. Gruaja nuk donte të tregonte, por pasi Aishja këmbënguli, i tha:”

Gjithmonë u kushtoj rëndësi të veçantë këtyre shtatë gjërave:

  1. Gjithmonë kujdesem të mbroj nderin tim.
  2. Sa herë që dikush vjen të kërkojë diçka prej meje, nëse kam mundësi nuk e kthej kurrë duarbosh.
  3. Asnjëherë nuk jam ulur të ha vetëm. Kurrë nuk i kam vënë fëmijët të hanë në tryezë veç.
  4. Gjithmonë marr abdes dhe përgatitem të fal namaz, para se të këndohet ezani.
  5. Kur myezini këndon ezanin, unë i përsëris fjalët e tij.
  6. Asnjëherë nuk marr vendim pa u këshilluar me të tjerët dhe pa marrë mendimin e më të diturve.
  7. Nëse një i afërm i ka ndërprerë lidhjet me mua, unë jam e para që shkoj ta vizitoj atë.

Postime të ngashme