Lumturia bashkëshortore
Përveçse është themeli për ngritjen e një familje të shëndetshme, lumturia bashkëshortore na mbron dhe nga sëmundjet. Bashkëshortët që jetojnë të lumtur, janë më rezistencë ndaj sëmundjeve.
Sipas disa studimeve të universitetit “Arizona”, lumturia bashkëshortore lufton sëmundjet e zemrës dhe çiftet që kanë harmoni mes tyre dhe sukses në bashkëbisedim, jetojnë më gjatë.
Pas vëzhgimeve shtatëvjeçare që u kanë bërë 200 grave, të cilat kanë qenë të prekura nga sëmundjet e zemrës, mjekët kanë dalë në përfundimin se inkurajimi që kanë dhënë bashkëshortët për bashkëshortet e tyre të sëmura, ka çuar në zëvendësimin e forcës së humbur në zemër, gjë e cila ka çuar më pas në pakësimin e influencës së sëmundjes së zemrës te këto gra.
Dhe universiteti “Carnegie Mejlon” pas një studimi mjekësor ka zbuluar se lumturia bashkëshortore luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e rrufës, pezmatimin e fytit, si dhe ligështimin që vjen prej saj, sepse ajo rrit mundësitë e aparatit të pathyeshmërisë në trup dhe i mundëson njeriut që ta kapërcejë rrufën dhe pezmatimin e fytit.