• July 10, 2020

Milingona, një insekt i pazakontë

Shumë prej nesh dinë rreth zgjuarsisë dhe aftësive të bletës, të cilën e gjen vetëm në pyje ose koshere bletërritësish. Por milingonat i gjejmë kudo, në çdo vend, madje edhe në shtëpitë tona. Shkenca bashkëkohore ka nxjerrë fakte rreth këtij insekti të çuditshëm.

Milingonat ngjasojnë me njerëzit në disa zakone. Ato ndërtojnë qytete, hapin rrugë, ruajnë ushqimin në depo apo magazina të veçanta, ndërtojnë kopshte dhe mbjellin bimë në to. Ato jetojnë në shoqëri me shumë insekte. Brenda vendbanimeve të milingonave janë gjetur rreth 2000 lloje të ndryshme insektesh, të zbutur prej tyre, shumë më tepër nga ç’ka mundur njeriu të zbusë.

Po kush ia dha zgjuarsinë milingonës? Nga e di ajo se kokrra e grurit, nëse nuk ndahet, rritet e mbin dhe ia prish folenë? Jo vetëm kaq, por embrionin ajo e prish duke e ndarë grurin në katër pjesë, sepse me dy ndarje gruri mbin sërish. Kush e udhëzoi milingonën t’i mësonte këto? I Lartësuar është Allahu Krijuesi i çdo gjëje!

Postime të mëparshëm

Lidhja me Zotin

Postime të rradhës

Me sa zell punojmë?