Mbi virtytin
Veset që duken janë më të lehtat. Më të rrezikshëm janë ato vese që fshihen nën dukjen e virtyteve.
Vetëm njeriu i virtytshëm di të dashurojë dhe të urrejë.
Jini përgjithësisht të virtytshëm dhe do të jeni të lumtur.
Ai që nuk e urren shumë vesin, nuk e do shumë virtytin.
Nuk është aq e lehtë sa besohet, të braktisësh virtytin. Ai i bën të vuajnë gjatë ata që e braktisin.
Virtyti shkëlqen në fatkeqësi.
Zemrat bujare nuk i pranojnë lëvdatat kur janë të tepruara.
Virtyti nuk është ndofta gjë tjetër, vetëm se bujaria e zemrës.
Mos e lejo gjuhën tënde të ecë para mendimit tënd.
Imagjinata është treguese e zgjuarsisë.
Kërkova në histori një njeri që ta merrja si shembull dhe gjeta Profetin Muhamed (s.a.s).