Cili është shpërblimi i të mirës?

Besimtari njeh jetën e bukur kuptimplote plot qëllime të larta e fisnike, jetën madhështore. Vdekja njerëzore nuk është vdekje. Ajo është vetëm kalim në një botë më të mirë, ecje drejt takimit me më të dashurin, me Allahu, Krijuesin tonë.

Ibn Sina ka thënë: “Ai, i cili e di të vërtetën është guximtar; e si të mos të jetë i tillë, kur është i kursyer nga frika e vdekjes. Është shpirtmirë, e përse të mos të jetë, kur qëndron larg të pavërtetës. Ai fal shumë, e përse të mos të falë, kur shpirti i tij qëndron mbi atë që të mund ta lëndojnë lajthitjet e njerëzve?”

Dikush mund të pyesë: “Përse gjithë ky mund, përse synojmë atë qëllim?”

Besimtari përgjigjet: “Në rrugën e Allahut për të pasuar të vërtetën, njeriun e presin shpërblime të mëdha në këtë botë dhe në jetën tjetër – paqja, lumturia, kënaqësia. Nëse njeriu fiton mëshirën e Allahut, nëse shpirti i tij në momentin e vdekjes i dorëzohet me dëshirë Allahut, para tij do të hapen mundësi të mëdha.”

Thirrja për virtyt e sjellje të mirë dhe synimi për përsosjen e shpirtit, kanë qenë thirrje të të gjithë profetëve. Të gjithë profetët janë dalluar për veti të tilla. E si mund të hiqet dorë gjatë përpjekjeve në këtë jetë, nga këto cilësi, kur dihet se pas këtij qëllimi fisnik kanë synuar të gjithë njerëzit e ndershëm, njerëzit e mirë e shpirtgjerë, kur dihet se veset dhe sjelljet e këqija janë helm, që e mbysin dhe e largojnë njeriun nga Allahu, e largojnë nga çdo e mirë tjetër.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: