Mbani tre gjëra me vete: metër, gurë kandari dhe gjilpërë
Mbani tre gjëra me vete: metër, gurë kandari dhe gjilpërë
Një njeri kur arriti moshën e pleqërisë i mblodhi djemtë e tij dhe u tha:
– O djemtë e mi! Unë arrita pleqërinë dhe nga gjithë këto vite kam nxjerrë shumë mësime, prandaj para se të vdes, dëshiroj t’ju këshilloj.
– Djemtë e mi! Kjo botë është kalimtare dhe njeriu është vetëm mysafir në të. Ju këshilloj, kur të jeni në mesin e njerëzve mbani gjithmonë tre gjëra me vete: Një metër, një gurë kandari dhe një gjilpërë.
Djemtë u çuditën me këshillën e babait dhe filluan ta pyesnin.
– Përse ta mbajmë metrin? Pyeti djali i madh.
– Që të matni vendin ku do të rrini në mesin e të tjerëve, tha plaku.
– Po gurin e kandarit? Pyeti djali tjetër.
– Të peshoni fjalën para se të flisni, tha plaku.
– Po gjilpërën? Pyeti djali i vogël.
– Që të thumboni veten, para se të thumboni tjetrin, tha plaku dhe nuk foli më.
Urtesi.al është e përkushtuar për të botuar artikuj informues dhe frymëzues, me një fokus të veçantë në paraqitjen e tregimeve dhe historive pozitive për publikun. Urtësi.al përmban informacione dhe materiale të sakta fetare, sociale dhe kultutore. Përmban artikuj për Historinë Islame, Ilmihal, jeta e profetëve, jeta e profetit Muhamed, interpretim të Kuranit, etj.
Përmban gjithashtu artikuj për shëndetin dhe familjen si dhe temat më të rëndësishme të aktualitetit. Gjithashtu Urtësi.al përmban edhe qasje e opinione të autorëve të ndryshëm, që përfaqësojnë mendimin personal të tyre. Ҫdo postim tjetër është autentik dhe i verifikuar nga profesionistë të fushave përkatëse.