Mbajtja e një diete të moderuar
Mikdam Ibn Madikarib transmeton: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) të thotë:” Një qenie njerëzore nuk mbush enë më të keqe se stomaku i tij. Mjafton që njeriu të hajë disa kafshata për ta mbajtur shpinën drejt. Por nëse ai duhet (ta mbushë), atëherë ai duhet të mbajë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për ajrin.” (Ibn Maxheh)
Ushqimi ka një efekt të madh në funksionin e trupit dhe trurit. Ushqimi i tepërt shkakton shtim në peshë dhe shoqërohet me një mori problemesh shëndetësore. Ai gjithashtu shkakton dëm shpirtëror, në atë që shton përgjumjen, lodhjen dhe letargjinë, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e adhurimit tonë të përditshëm me energji dhe përqendrim. Hadithi thekson qartë se ngrënia e tepërt është një cilësi e dënueshme nga e cila duhet të përmbahemi.
Ishte praktikë e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) për të ngrënë me përulësi dhe për të mos e mbushur kurrë barkun deri në limitin e tij. Ai tha: “Unë ha ashtu siç ha një rob dhe ulem siç ulet një rob. Në të vërtetë, unë jam vetëm se një rob i Allahut.”