Masa e Omerit të madh (r.a.) në dashuri

Omeri i nderuar pas një beteje i dha Usames (një ish-skllav) më shumë plaçkë sesa të birit të vet. Kur pyeti i biri shkakun e këtij veprimi, ai i tha:

“Profeti (s.a.s) uli në njërin gju Usamen dhe në gjurin tjetër Husejnin dhe tha: ‘Zoti im! Unë i dua këta, duaji edhe ti!’ Unë i dhashë më shumë sepse Profeti Muhamed e donte atë më shumë sesa ty.”

Dashuria për të Dërguarin e Allahut (s.a.s) është në përngjasim të drejtë me dashurinë për Zotin. Omeri i nderuar që është një ndër më të mëdhenjtë e sahabëve, dashurinë e të Dërguarit të Allahut (s.a.s), e kishte mbajtur para dashurisë së prindërve të tij; dhe dashurinë e tij, e kishte mbajtur prapa dashurisë së Profetit. Çështja është mjaft e qartë. Çfarëdo lloj dashurie, dhe afrimiteti të ishte, zgjedhja ishte gjithmonë i Dërguari i Allahut.

Postime të ngashme