Mbi çdo të ditur është një i Gjithëdijshëm

Allahu i Lartësuar thotë: “Mbi çdo të ditur është një i Gjithëdijshëm.” Atëherë mund të themi se dituria ka gradët dhe llojet e saj. Prej dijes ka që është sipërfaqësore, dihet vetëm aspekti i jashtëm i diçkaje, ka që është e thelluar, ku dihet kuptimi i gjërave dhe esenca e tyre dhe ka që quhet dije ndriçuese, ku nëpërmjet saj çdo gjë të çon te Zoti.

Tre gradët e dijes janë sipërfaqësorja, e thelluara dhe ajo ndriçuese. Sipërfaqësore është kur i di informacionet, e thelluar është kur percepton përmbajtjen dhe esencën, ndërsa ndriçuese është ajo që të shtyn të thuash pas gjithë këtyre; I Lartësuar je o Allah, nuk ka zot tjetër përveç Teje. Në këtë rast lidhet ajo që ke në zemër me atë që ke arritur prej diturisë dhe sheh gjurmët e krijimit të Allahut në gjithësi.

Te çdo gjë ka argument, që tregon se Ai është vetëm një.

E sheh Allahun në harmoninë e krijimit, përsosmërinë e tij dhe në urtësinë e qartë që mbizotëron.

Atëherë ky ndriçim është përgjegjësi; sepse pas marrjes së dijes sipërfaqësore dhe asaj të thelluar, je pērgjegjës që atë ta lidhësh me Allahun, Zotin e botëve.

Sipas këndvështrimit të mësipërm dituria sjell dy përfundime:

I pari: Kush ndjek rrugën e mësipërme dhe e lidh diturinë me besimin.

I dyti: Kush nuk e ndjek atë rrugë, por e heq besimin nga dija dhe dijen prej besimit, duke gjetur midis tyre përplasje e kundërshtim dhe ky është injoranti.

Ky person quhet i tillë sepse në të vërtetë nuk ka kundërshti midis dijes dhe besimit, përkundrazi, dija të çon te besimi dhe është mihrabi i tij. Ky rregull aplikohet mbi të gjitha dituritë, qofshin ato fetare që lidhen me shpalljen hyjnore, apo pozitive që lidhen me gjithësinë dhe krijimin.

Ali Xhumua

Postime të ngashme