Lot për hir të Zotit
Abdullah b. Omeri (r.a) ka thënë: “Të qaj një herë nga frikë-respekti për Zotin, është më e dashur për mua sesa të jap sadaka një mijë dinarë (të artë).”
Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Dy lloj sysh nuk do t’i prekë zjarri i xhehenemit; syrin i cili qau nga frika e Allahut dhe syri i cili ka bërë roje në rrugën e Allahun.”
Ai (a.s), po ashtu ka thënë: “Shtatë kategori njerëzish do të jenë nën hijen e arshit të Allahut, ditën kur nuk do të ketë hije pos hijes së Tij: … dhe njeriu i cili e përkujtoi në vetmi Allahun dhe iu mbushën sytë me lot.”
Në disa transmetime thuhet se i Dërguari i Allahut (a.s) e ka lutur Allahun që ta ruajë nga syri i cili nuk loton për hir të Tij.
Loti nga përkujtimi i madhërisë së Allahut dhe respektit ndaj Tij, është lot i dëshiruar dhe i shpërblyer. Ky lloj loti aspak nuk është kob, por është ibadet dhe përkushtim ndaj Krijuesit të Gjithësisë.