A do të ringjallet edhe kufoma së bashku me shpirtin?

Më parë le ta sqarojmë këtë specifikë se lidhjet dhe marrë­dhëniet e shpirtit me trupin ose kufomën janë cilësisht të ndry­shme në botë të ndryshme; të tjera në këtë botë, të tjera në varr, të tjera në botën e pritjes dhe të tjera në jetën e pasosur pas ringjalljes. Në këtë botë ne bëhemi dëshmitarë të një lidh­jeje dhe marrëdhënieje shpirt-trup nën ndikimin e realitetit tonë lëndësor dhe material.

Shumë shkencëtarë bëjnë fjalë për grimcat (molekulat) esenciale dhe themelore te njeriu. Është e pamundur që të përcaktohet se ku ndodhen grimcat (molekulat) e para të njeriut që, në hadithin profetik, emërtohen si kërbisht. Allahu e ka ngritur njeriun mbi këto molekula themelore dhe me to do ta ringjallë dhe do ta grumbullojë në sheshin e grumbullimit pas kiametit dhe ringjalljes. Këto molekula që përmbajnë veçoritë e njeriut, ndoshta mund të jenë gjenet. Po qe kështu, gjenet e një njeriu mund të mbushin a mund të mos mbushin një gishtëz rrobaqepësi. Ndërkaq, po qe se një gjë kaq e pakët ndjen dhi­mbje kur hyn në lidhje me shpirtin, gjithsesi do të ndjejë edhe kënaqësi. Ka mundësi që gjatë ringjalljes dhe grumbullimit dhe në botët e mëpastajme, jo të gjitha molekulat e njeriut, por ve­tëm këto molekula esenciale e themelore që përfaqësojnë veten dhe identitetin e tij, do të krijojnë lidhje me shpirtin dhe, siç ka­në theksuar shumica, me favorin e Allahut, së bashku me mo­lekula të tjera të marra andej-këtej si molekulat e frutave e të tokës si dhe me molekula të tjera që kanë bërë shërbime në kë­të botë, do ta përfaqësojnë anën lëndore e materiale të njeriut. Jo vetëm nuk ka asnjë pengesë që të ndodhë kështu, por me­ndoj se kjo është edhe më e arsyeshmja. Kurse molekulat e tje­ra, duke u mbledhur përreth molekulave esenciale sipas kush­te­ve të asaj bote, mund ta përbëjnë trupin e njeriut.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: