Llogariteni veten përpara se t’ju llogarisin të tjerët!
Përvetësojeni mirë zakonin e autokritikës. Ben Franklin e quante këtë si strategjinë më të rëndësishme për efektshmërinë vetjake. Shpenzoni dhjetë minuta çdo mbrëmje për një vetëanalizë. Mendoni për gjërat që keni bërë gjatë ditës dhe veprimet e këqija që mund të keni bërë, të cilat duhet t’i ndryshoni, në mënyrë që të shkëlqeni dhe të përmirësoheni.
Njerëzit e suksesshëm janë thjesht ata që mendojnë më thellë se të tjerët. Reflektimi çdo ditë do t’ju ndihmojë të zhdukni cilësitë negative (duke filluar që nga zvarritja e gjërave, te thashethemet dhe deri te fyerja e të tjerëve) dhe do t’ju mprehë mendjen. Pas një praktike të vazhdueshme do të vijë koha kur do të bëni më pak gabime dhe fuqia juaj vetjake do të shkojë në nivelin më të lartë.