Lidhja me Zotin
O Allah! Si mund të të kërkoj Ty një të mirë, kur e di se sa i pabindur jam ndaj Teje? Po si mundem të të mos kërkoj, kur e di se sa Bujar je Ti?
Bëj më të mirën që duhet bërë dhe përfundimin lërja Zotit në dorë.
Shejtani është gjithmonë në kërkim të një shtegu për të depërtuar mes jush. Largojeni atë duke përkujtuar dhe përmendur Zotin.
Kur ta kërkojmë forcën te vetja, do të jemi të dobët. Kur ta kërkojmë tek Allahu, do të jemi të pathyeshëm.
Prej shenjave të suksesit në përfundim, është t’i drejtohesh Zotit që në fillim.
Nëse dëshiron të flasësh me Zotin, fal namaz. Nëse dëshiron që Zoti të flasë me ty, lexo Kuran.
Nëse e përmend Zotin, nuk mërzitesh dhe nëse mërzitesh, nuk e ke përmenduar aq sa duhet.
Asgjë nuk është e vështirë nëse e kërkon te Zoti dhe asgjë nuk është e lehtë nëse e kërkon te vetja.
Ji me Allahun dhe do ta shohësh se Allahu do të jetë me ty.