Kush është trim i vërtetë

Trim i vërtetë është ai që mposht zemërimin e tij. Profeti Muhamed s.a.s në një hadith thotë:

 لَيس الشَّديدُ بِالصُّرعَةِ ، إِنَّما الشديدُ الذي يَملِكُ نفسهُ عِند الغضبِ

“Trim nuk është dikush që mund kundërshtarin e tij në luftë; Trim i vërtetë është ai që mposht zemërimin e tij kur është i zemëruar.” (Buhari, Edeb 76; Muslim, Birr 107, 108)

Fjala gadab e përdorur në kuptimin e zemërimit dhe dufit, është një gjendje e cila shfaqet me dëshirën për të hequr situatat e tepruara apo të cilat kanë tejkaluar masën. Kjo ndjenjë e vendosur në thellësi të zemrës është si një gacë e mbuluar nga hiri. Ky zjarr i ndezur brenda personit i cili nuk ka arritur qëllimin ndez dhe gjakun e tij. Në fund kur mendja nuk arrin të kryejë funksionin e saj, njeriut i verbohet shikimi dhe dobësohet fuqia e gjykimit. Për këtë arsye Profeti ynë i nderuar (a.s.) thotë: “Një gjykatës mos të marrë vendim për sa kohë është i zemëruar.’ (Tirmidhi, Ahkam, 7). Krahas kësaj, njeriu mund të turpërohet ndaj veprimeve dhe fjalëve të thëna kur ka qenë i zemëruar. Prandaj është thënë gjithmonë se kur njeriu zemërohet sytë verbohen dhe mendja nuk punon. Madje zemërimi i tepruar ndonjëherë është cilësuar si një çmenduri kalimtare.

Një person i fortë mund të mposhtë lehtësisht dikë më të dobët se ai. Sidomos nëse i njeh lojërat e mundjes, ai mund ta mposhtë kundërshtarin pa vështirësi. Por mposhtja e nefsit (egos) nuk është diçka që duhet bërë me pushtet. Ajo ka mënyrën e vet unike. Domethënë, trimi që feja jonë e lavdëron dhe e vlerëson nuk është ai që mund kundërshtarin e tij në një garë apo mundje, por ai që mund ta frenojë nefsin (egon) e tij nga fjalët dhe sjelljet e këqija kur ai është i mbushur me mëri dhe inat.

Për këtë arsye në një hadith thuhet: “Lufta ndaj nefsit (egos) është më e vështirë se lufta ndaj armikut”. Gjithashtu në një tjetër hadith Profeti Muhamed ka thenë: “Armiku yt më i keq është nefsi yt” (Axhluni, Keshfu’l-hafâ, 1/143) Kështu pra, Profeti Muhamed s.a.s i inkurajon besimtarët që të jenë të durueshëm në kohë zemërimi dhe inati kur ata ballafaqohen me rrezikun sepse vetëm në këtë rast tregohet trimëria e vërtetë. Kur jemi të zemëruar, duhet të kujtojmë se fuqia e Allahut xh.sh mbi ne është më e lartë se fuqia jonë mbi njeriun me të cilin jemi zemëruar. Nëse nuk e fal këtë krijesë të Allahut xh.sh, si mund të shpresoj që Allahu xh.sh të më falë mua në ditën e gjykimit?

Postime të ngashme

%d bloggers like this: