Kush e mësoi bletën?

Bletët kanë gjetur sistemin më të përshtatshëm për të kursyer materialin (dyllin), që nevojitet për ndërtimin e zgjojeve të mjaltit.

Figurat gjeometrike që në relacion me perimetrin kanë sipërfaqen më të madhe janë rrethi dhe poligonet me numër të madh brinjësh (kështu, oktogoni më të madhe se eptagoni, ky i fundit më të madhe se ekzagoni e kështu me radhë).

Nëse bletët do të ndërtonin hoje të veçanta, sigurisht që më e përshtatshme do të ishte forma rrethore, sepse duke përdorur të njëjtën sasi dylli, do të kishin në dispozicion një sipërfaqe më të madhe. Por një zgjua blete përbëhet prej shumë hojëzash dhe nëse do të përdorej forma rrethore për ndërtimin e tyre, do të mbeteshin pjesë të konsiderueshme të pashfrytëzuara.

Forma ekzagonale e hojëzës është forma më e përshtatshme midis një rrethi dhe një poligoni. Kërkon më pak dyllë, sepse secila brinjë e ekzagonit është e përbashkët me brinjën e hojëzës fqinje. Kush e mësoi bletën të veprojë kështu?

Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!

Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd me përulësi!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin. (Nahl: 16/68-69)

 

Postime të ngashme