Kush e ka detyrim agjërimin?

Sikurse tek adhurimet e tjera, natyrisht që edhe tek agjërimi, për ta pasur atë të detyrueshëm, duhen plotësuar disa kushte:

  1. Islami – Që dikush ta ketë farz-detyrim agjërimin, duhet që paraprakisht të jetë besimtar i fesë islame, pra të jetë mysliman, sepse agjërimi nuk është i detyrueshëm për jomyslimanin.
  2. Të jetë në moshë të rritur-në moshën e pjekurisë gjinore, i cili më së largu llogaritet kur mbush 15 vjeç. Ç’është e vërteta, për shumicën e adhurimeve kushtëzohet plotësimi i moshës madhore, kështu që ai që nuk e ka arritur këtë moshë, nëse agjëron, ka sevape dhe shpërblehet, por në qoftë se nuk agjëron nuk dënohet.
  3. Të jetë psikikisht i shëndoshë, përkatësisht të mos jetë i sëmurë fizikisht, apo i sëmurë mendor.
  4. Të jetë fizikisht i shëndoshë, përkatësisht të mos jetë i sëmurë sa që të mos mund ta përballojë agjërimin. Mirëpo, ditët e paagjëruara duhet t’i kompensojë, kur të shërohet.
  5. Kusht është edhe që të jetë i vetëdijshëm për detyrueshmërinë e agjërimit si mysliman dhe i njoftuar për kohën e Ramazanit. Kjo ka të bëjë më tepër me një person mysliman që jeton në një shtet në të cilin nuk ka myslimanë.
  6. Të mos jetë udhëtar në largësi prej tri ditësh udhëtimi në këmbë, apo 90 km, sepse udhëtarit të tillë i lejohet të mos agjërojë, me kusht që ato ditë t’i kompensojë, kur të kthehet në shtëpi.
  7. Femra të jetë e pastër nga zakonet (të përmuajshmet e grave dhe periudha e lehonisë pas lindjes). Në qoftë se nuk është e pastër, ajo e ka të ndaluar agjërimin, kurse ditët e paagjëruara duhet t’i kompensojë pasi të pastrohet nga zakonet e grave dhe periudha e lehonisë pas lindjes.

Postime të ngashme