Fjala e të Dërguari i Allahut në fillim të muajit të Ramazanit

Na e tregon Selman Farisiu ( radijallahu anhu ): “I Dërguari Fisnik ( sallallahu alejhi ue sellem ), ditën e fundit të muajit Shaban na pati mbajtur një fjalë të këtillë :

“O njerëz ! Na erdhi ky fat e jemi fatlumë që mbi ne po afrohet hija e një muaji shumë të çmuar, i cili brenda vetes ka një natë sa njëmijë muaj. Muaji i Ramazanit është një pjesë kohe, kur Allahu na e ka shpallur detyrim ditët e tij ti kalojmë duke agjëruar dhe netët t’i kalojmë duke falur namaze nafile . Të gjitha punët e mira dhe të mbara që kryhen gjatë këtij muaji janë si detyrimet e kryera gjatë muajve të tjerë, ama, një farz i kryer gjatë këtij muaji është i barabartë me shtatëdhjetë farze të përmbushura gjatë muajve të tjerë .

Muaji i Ramazanit është muaji i durimit. Dhe fryti i durimit është parajsa. Kush i shtron iftar një agjëruesi gjatë muajit të Ramazanit, atij i falen mëkatet dhe ai shpëton nga zjarri i ferrit. Atij që shtron iftar i shkruhen edhe njëherë sa shpërblimi i atij që ka agjëruar, e agjëruesit nuk i pakësohet asnjë grimcë prej shpërblimit të agjërimit që ka mbajtur. “O Resulullah! Po ne jo gjithmonë mund të gjejmë mundësi për të shtruar iftar me agjërues?

– e patën pyetur të Dërguarin e Allahut ( sal’lallahu alejhi ue sellem )

– dhe ai u pati thënë: “Allahu i Madhërishëm, këtë shpërblim ia jep si atij që shtron iftar vetëm me një hurmë, si atij që i mundëson ta celë iftarin me një gllënjkë ujë, si atij që ia fel iftarin me një gotë me dhallë. Muaji i Ramazanit fillimin e ka mëshirë, mesin e ka falje, kurse fundin shpetim nga denimet e Xhehenemit, prandaj kujdesuni që gjatë muajit te Ramazanit t’i bëni medoemos këto katër gjëra: dy prej tyre kënaqin shume Zotin tuaj. Kurse dy të tjerat ju e dini edhe vetë që duhet t’i bëni. Dy punët që e kënaqin shumë Allahun janë deshmia se nuk ka zot tjetër perver Allahut dhe të kërkuarit prej Tij sa më shumë falje. Kurse dy gjërat që nuk mund të rrini pa i bërë,  është që razhdimisht t’i kërkoni Allahut që Ai t’ju gëzojë ju me Xhenet, si dhe që t’i luteni e të strehoheni vetëm tek Ai, që t’ju mbrojë ju nga dënimi i ashpër i Xhehenemit. Kush i jep ujë për të pirë një njeriu që ka agjëruar edhe Allahu ka për t’i dhënë atij të pije nga uji i burimit tim dhe ai qe pi nga ai ujë nuk ndjen më kurrë etje , gjersa të vijë çasti e të hyjë në Xhenet . “

Postime të ngashme