Kush e bën trurin të punojë?
Truri ku ndodhen qendrat e shqisave tona, është vetëm një pjesë mishi që peshon mesatarisht 1,400 gram. Kjo pjesë mishi është e mbrojtur nga kafka, pra një grumbull kockash. Kjo është një mbrojtje e tillë, që as drita, zhurma, aroma nuk mund të depërtojnë përmes kësaj strukture kockore. Pjesa e brendshme e kafkës është shumë e errët dhe plotësisht e izoluar nga drita apo aromat.
Pavarësisht nga kjo hapësirë e errët, ne jetojmë në një botë plot ngjyra, me miliona shije të ndryshme, aroma dhe zëra. Si ndodh kjo? Çfarë na bën të ndiejmë dritën në errësirë? Çfarë na bën të ndiejmë aromën në një vend plotësisht të izoluar nga çdolloj arome? Çfarë na bën të kuptojmë ndjenjat e të tjerëve? Kush i krijoi të gjitha shqisat tona? Në çdo moment ndodh një mrekulli…
Ndërkaq, i zhytur në rutinën e punëve të përditshme, kurrë nuk duhet ta lini veten nën vellon e injorancës dhe të mos bëni përpjekje për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Kush e bën trurin të punojë?