Kur të vlerësohet puna që bën…
Një djalosh u afrua pranë një kabine telefonike që ndodhej brenda një dyqani dhe i bie një numri. Pronari i dyqanit po e vëzhgonte dhe po dëgjonte bisedën:
Djaloshi: “Zonjë, a mund të më punësoni për të prerë barin tuaj?”
Gruaja: “Unë tashmë e kam dikë që merret me këtë punë.”
Djaloshi: “Zonjë, unë do ta bëj këtë punë për gjysmën e shumës së parave që merr personi tjetër.”
Zonja: “Jam shumë e kënaqur me njeriun që momentalisht po punon për mua.”
Djaloshi: (me shumë këmbëngulje) – Zonjë, unë madje mund të fshij edhe dyshemetë dhe shkallët e shtëpisë suaj pa pagesë.”
Gruaja: “Jo, faleminderit.”
Me një buzëqeshje në fytyrë, djaloshi e mbylli telefonin. Pronari i dyqanit, i cili e kishte dëgjuar të gjithë bisedën, iu afrua djaloshit.
Pronari: “Bir, më pëlqeu qëndrimi yt. Më pëlqen shpirti yt pozitiv dhe do të doja të të ofroja një punë.”
Djaloshi: “Jo, faleminderit.”
Pronari: “Por ti po kërkoje punë me aq shumë ngulm.”
Djaloshi: “Jo, zotëri. Unë thjesht desha të qetësohem nëse e bëj si duhet punën time. Unë jam personi që po punon për atë zonjën me të cilën po flisja!”