Përshpejtimi i zhvillimit psikik të fëmijës

Shkenca po zbulon afate më të hershme të proceseve të para të analizës që i bën fëmija botës që e rrethon. Ato bazohen në plasticitetin e jashtëzakonshëm dhe mundësitë e pakufizuara që ka fëmija për të mësuar. Këtu qëndron dhe rëndësia e edukimit sa më të hershëm të tij, që ka rëndësi të madhe për të gjithë zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës dhe për formimin e personalitetit të njeriut.

Truri i fëmijës së porsalindur është si një kompjuter me fuqi të madhe përpunuese që fshihen brenda tij, e cila tregon se fëmijët dinë më shumë sesa shprehin. Fëmijët sot nisin rrugën e të mësuarit shumë më shpejt sesa mendohej. Fëmija i porsalindur është në gjendje të dallojë zërin e nënës nga ai i një gruaje tjetër, madje edhe kur është në gjumë. Truri i fëmijëve në pjesën më të madhe të shekullit tonë është konsideruar si një lloj sfungjeri, që thith (percepton) zëra dhe figura, por që është i paaftë për t’i përdorur. Shkenca sot vërteton, se fëmijët kanë logjikë që nga muajt e parë të jetës, ata mund të mendojnë, të parashikojnë, të kërkojnë shpjegime dhe më përpara se të fitojnë aftësinë e të folurit. Për këtë truri duhet të nxitet, t’i jepen informacione, në mënyrë të veçantë në tri vitet e para të jetës.

Postime të ngashme