Kur duhet të flejë fëmija juaj?
Shëndeti i fëmijës tuaj varet edhe nga gjumi që fëmija bën. Një gjumë i mirë u sjell atyre gjendje psikologjike dhe humor më të mirë. Sipas ekspertëve prindërit duhet të gjejnë orarin ideal të gjumit për fëmijët e tyre.
“Llogaritësi i gjumit për fëmijë” është një metodë që përcakton orën e saktë kur ju duhet të fikni dritat.
Sipas “Llogaritësit të gjumit për fëmijë” nuk është mirë t’i vendosësh fëmijët herët në gjumë sepse ndodh që ata zgjohen natën në momentin e gabuar të ciklit të gjumit. Gjithashtu llogaritësi na mëson se disa fëmijë kanë nevojë për gjumë më shumë se fëmijët e tjerë, ndaj duhet pasur kujdes në përcaktimin e orarit.
“Pavarësisht sesa flenë, është mirë që fëmija të zgjohet njëherë natën, por jo duke ndërprerë një gjumë të thellë. Ky lloj zgjimi e ndihmon atë të ndihet energjik gjatë ditës”, ka thënë Lucy Shrimpton, specialist në këshillimin për gjumin.