Kujdesi për sytë

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Ruaje si sytë e ballit!” Kjo tregon rëndësinë e madhe që i jepet kujdesit për shqisën e të parit. Pa të veprimtaria e njeriut paralizohet. Kujdesi për shqisën e të parit duhet të fillojë që në moshë fare të re.

Për të ruajtur funksionin fiziologjik të syrit, duhet të kemi parasysh:

-Gjatë leximit, nuk duhet mbajtur drita afër dhe përpara syve;

-Nuk duhet lexuar në pozicion të shtrembër apo shtrirë në kurriz;

-Në klasë, bankat e nxënësve nuk duhet të vendosen përballë dritareve, ndërsa tabela e zezë të vendoset përballë bankave;

-Burimi i dritës nuk duhet të mbahet përpara syve të fëmijëve;

-Dobësimi i pamjes duhet të korrigjohet me anë të syzeve;

-Nuk duhet lexuar kur ndriçimi është i pamjaftueshëm;

-Pas leximeve të zgjatura duhet bërë një pushim, sidomos kur shfaqen shenjat e lodhjes. Çlodhja e syve arrihet duke parë në largësi, pa përqendrim dhe në mjedise të gjelbëruara;

-Kur shfaqen dhembje koke ose shqetësime të tjera gjatë leximit, që nuk kanë të bëjnë me lodhjen, duhet këshilluar menjëherë me mjekun specialist.

Mos harro se:

-Kapakët e syrit enjten edhe në sëmundjet e veshkave.

-Pikat e zeza fluturuese që shfaqen para syve, zakonisht në moshat e kaluara, kanë të bëjnë me turbullimin e albuminës në lentën e syrit dhe nuk sjellin ndonjë dëm. Por nganjëherë, ato janë dhe shenja të ngritjes së tensionit të gjakut, pra për të duhet treguar kujdes.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: