Ku janë Ebu Bekirët e kohës sonë?

Ebu Bekri (r.a) në kohën që ishte caktuar halife, vraponte sa në një pazar në një tjetër, për të siguruar jetën e tij. Ai nuk kishte pranuar që t’i caktohej rrogë për punën që bënte, por kishte zgjedhur ta siguronte vetë jetesën. Dy sahabë të nderuar, Hz. Omeri dhe Ebu Ubejde ishin të shqetësuar për këtë gjendje. Halifja kishte shumë përgjegjësi mbi supe dhe nuk kishte nevojë të ndante kohë edhe për të siguruar jetesën me punë të tjera, ndërkohë që mund të merrte një rrogë.

Ata këmbëngulën shumë në mendimin e tyre, deri sa me vështirësi e bindën Ebu Bekrin, që të merrte një rrogë si halife. Ai ishte aq i kujdesshëm, saqë mendonte se nuk ishte e drejta e tij kjo rrogë dhe përpiqej që të mos e harxhonte atë. Kur iu afrua vdekja i sollën pranë amanetet e tij dhe urdhëroi që çdo rrogë që kishte marrë të kthehej në arkën e shtetit.

Të pranishmëve u tha: “Hz. Omeri këmbënguli që unë të merrja një rrogë dhe përcaktoi për mua një shumë prej 6 mijë dirhemë nga arka e shtetit. Të gjithë këto i kam fshehur poshtë aksh muri.”

Omeri i madh nuk e përmbajti dot veten dhe filloi të qajë me dënesë. E kuptoi që askush më nuk mund t’i afrohej Ebu Bekrit në devotshmëri, kujdes dhe ndjeshmëri. Këtë ndjesi e shprehu në këtë formë:

“Allahu e mëshiroftë Ebu Bekrin! Nuk i la vend askujt, të flasë ndonjë fjalë pas vdekjes së tij. Sa të vështirë e bëri jetesën për halifet që do ta pasojnë atë!”

Postime të ngashme