Disa këshilla nga Ebu Bekri (r.a)
- Ki gjithmonë frikë nga Allahu; Ai di se çfarë ka në zemrën e njerëzve.
- Ji i sjellshëm me ata që janë poshtë teje (nën urdhrat e tua) dhe trajtoi mirë ata.
- Jep udhëzime të shkurtra; udhëzimet që janë shumë të gjata ka shumë të ngjarë të harrohen.
- Përmirëso sjelljen tënde përpara se të kërkosh nga të tjerët të përmirësojnë të tyren.
- Ruaj fshehtësinë e planeve të tua.
- Thuaj gjithmonë të vërtetën, sepse kështu do të marrësh edhe këshillën e drejtë.
- Këshillohu me njerëzit e tu kur ke mundësi ta bësh këtë gjë.
- Ji i sinqertë me të gjitha ata që ke të bësh.
- Largoju frikës dhe mashtrimit.
- Largoju shoqërisë së keqe.