Kthehu te Zoti me pendim

Një i ri nga Beni Israilët pasi e kishte adhuruar Allahun për 20 vjet, kishte kaluar 20 vite të tjera duke e kundërshtuar Atë. Një ditë kishte parë veten në pasqyrë dhe kishte vënë re disa qime të bardha në mjekrrën e tij. Kjo gjendje e preku shumë dhe iu drejtua Zotit: “O Zoti im! Pasi të adhurova 20 vjet, të kundërshtove për 20 vite të tjera. Nëse tani të kthehem sërish Ty, a do të më pranosh?”

Në  ato momente në vesh i vjen një zë i fshehtë; “Ti na deshe dhe ne të deshëm ty. Na braktise dhe ne të braktisëm ty. Na kundërshtove dhe ne të lamë të lirë në gjendjen tënde. Por, nëse kthehesh sërish te ne, sigurisht që të pranojmë.”

Shpagimi i gjynahut është ndjesia e keqardhjes për veprimin e tij.

Ai që pendohet prej gjynahut, është sikurse të mos e ketë vepruar atë.

Pendim i sinqertë është vendimi i brendshëm dhe i jashtëm për të mos u kthyer edhe njëherë në të njëjtin mëkat.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: