Kini kujdes nga mendimi i keq

Të kesh një mendim të keq për dikë pa ndonjë arsye, konsiderohet një sëmundje e zemrës. “O ju që besoni, largojuni dyshimeve, pasi disa dyshime janë mëkat…” (Huxhurat, 12) Shpesh me këtë sëmundje kuptojmë përgojimin, që do të thotë, të flasësh keq për dikë pas shpinës së tij apo të saj.

Është e mundur edhe të përgojosh edhe pa folur, si p.sh. në rastin kur një person ka mendime negative të pabaza kundrejt një personi tjetër. Dyshimi në zemër që ndikon në mendimet dhe opinionet e dikujt për dikë tjetër, konsiderohet përgojim i zemrës. Kjo gjë nuk është e lejuar.

I Dërguari i Zotit (a.s) ka thënë: “Kini kujdes nga mendimi i keq, sepse ju çon drejt të shprehurit gabim.” Nëse dikush u thotë, që një person tjetër është i keq, kërkojini prova për këtë. Pa pasur prova, gjithçka është e barabartë me një gënjeshtër. Ligji i shenjtë i Islamit, Sheriati, bazohet në prova dhe jo në hamendësime.

 

Postime të ngashme