Ki mendim të mirë për njerëzit
Një ditë Imam Abdullah el Haddad shkoi në një fshat bashkë me një person që e shoqëronte atë. Të gjithë njerëzit e fshatit kishin dalë ta përshëndesnin dhe ai filloi t’i takonte të gjithë me radhë. Pas këtij takimi që zgjati shumë, shoku që e shoqëronte i tha: كانت تكفيك إشارة بيدك
“Pra, mjaftonte që t’i përshëndetje duke ngritur dorën.”
Ai i tha: “Pse dolën njerëzit që të më takojnë?”
Shoku i tha: يحسبونك من أولياء الله
“Ata mendojnë se ti je prej evlijave (të dashurve) të Zotit.”
Imami i tha: لا خير في صاحب لا يرى فيك ما ترى فيه
“Atëherë dije se nuk ka mirësi në atë person, i cili nuk sheh tek ti atë që ti sheh tek ai.”