Ndikimi i namazit në jetën e përditshme
Zbatimi i urdhrave të Allahut njeriut i jep prehje e qetësi. Namazi është urdhër i Allahut, prandaj, para së gjithash dhe mbi gjithçka, namazi duhet falur për të arritur kënaqësinë e Tij dhe me zbatimin e këtij urdhri ndihemi të qetë.
Falja e namazit, që i plotëson kriteret shpirtërore dhe materiale, ndikon padyshim në largimin e njeriut prej ligësive. Kështu, Zoti ynë i Lartmadhëruar, në Kur’an, urdhëron: “Pa dyshim, namazi të largon nga e keqja”. (Ankebut :45). Ky ajet sqaron, gjithashtu, se njeriu që fal namaz duhet të qëndrojë larg sjelljeve të këqija.
Në Kur’an, gjithashtu, thuhet: “Fal namaz për të më kujtuar Mua!” (Taha:14) Faktin që urdhrin për namaz Allahu nuk e dërgoi mbi tokë me anë të një meleku, por ia njoftoi Pejgamberit a.s. Vetë natën e Miraxhit, kur ai doli përpara Tij, tregon rëndësinë dhe kuptimin e këtij adhurimi për jetën fetare dhe shpirtërore të myslimanit.