Katër tiparet dalluese të umetit të Muhamedit s.a.s
Transmetohet se Ademi a.s. ka thënë: “Allahu umetit të Muhamedit s.a.s. i ka dhënë katër tipare dalluese të cilat nuk na i ka dhënë neve:
E para, teubja (pendesa) ime është pranuar në Mekë, e umetit të Muhamedit s.a.s. i është lejuar të pendohen dhe të bëjnë teube në çdo vend dhe Allahu ua pranon teuben.
E dyta, kam qenë i veshur dhe kur kam gabuar i kam humbur teshat e mia, e umeti i Muhamedit s.a.s. gabojnë të zhveshur, por Allahu i vesh ata.
E treta, kur kam gabuar, Allahu më ka ndarë prej bashkëshortes sime, e umeti i Muhamedit s.a.s. gabojnë, e Allahu nuk i ndan prej bashkëshorteve të tyre.
E katërta, pas mëkatit, kam qenë i përzënë nga Xhenneti, e umeti i Muhamedit s.a.s. do të gabojnë jashtë Xhennetit dhe për shkak të teubes do të hyjnë në të.”