Justifikimet për mosfaljen e namazit me xhemat

Në disa raste bie detyrimi i faljes së namazit me xhemat. Këto raste janë të vlefshme edhe për namazet që nuk mund të falen individualisht, si namazi i xhumasë dhe ai i Bajramit. Personi që nuk e fal namazin e xhumasë e zëvendëson atë duke falur drekën, kurse namazi i Bajramit nuk është më vaxhib për të.

1 – Shiu. Bëhet fjalë për shi të rrëmbyeshëm, që të pengon daljen nga shtëpia dhe është e pamundur të shkohet në vendin e faljes.

2 –I ftohti acar. Madje kjo është e vlefshme edhe për kohë të nxehtë, kur ekspozimi në diell rrezikon shëndetin e personit.

3 – Frika nga armiku në lidhje me veten apo pasurinë e tij.

4 – Errësira e thellë.

5 – Burgosja.

6 – Verbëria. Në rast se nuk gjendet asnjë person që mund ta shoqërojë në vendin e faljes, atëherë detyrimi i faljes kolektivisht bie. Nëse gjendet dikush që ta ndihmojë, atëherë sipas dy imamëve, është i detyruar t’i bashkohet xhematit.

7 – Paraliza. Në rast se personi ka pësuar paralizë të gjymtyrëve dhe nuk ka mundësi të ecë, atëherë nuk është i detyruar të marrë pjesë në faljet kolektive.

8 – Paaftësia për të ecur në këmbë. Pavarësisht nëse mund të ecë me ndihmën e dikujt, personat në fjalë nuk e kanë detyrim xhematin.

9 – Sëmundja. Në rast se personi është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të lëvizë, ose dalja nga shtëpia bëhet shkak që sëmundja e tij të rëndohet.

10 – Mosha. Bëhet fjalë për personat e moshuar, të cilët nuk kanë mundësi të ecin.

11 – Kujdestaria pranë një të sëmuri. Nëse është kujdestar i një të sëmuri dhe me largimin e tij sëmundja do të rëndohet, ose nëse i sëmuri ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

 

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: